U bllokuan në pikën turistike të Bogës, policia shpëton 5 alpinistët, 1 i lënduar

Pas 12 orësh kërkim-shpëtim, Policia në Malësi të Madhe iu ka ardhur në ndihmë grupit të aplinistëve të cilët kishin mbetur të bllokuar në një terren malor në Bogë, pasi një prej pjesëtarëve të grupit kishin thyer këmbën.
Pesë aplinistët prej ditës së djeshme (4 shkurt) kishin mbetur të bllokuar gjatë eksplorimit, në vendin e quajtur “Maja e Çardakut”,
26-vjeçari që kishte dëmtuar këmbën është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër dhe është jashtë rrezikut për jetën.
“Operacioni i kërkim-shpëtimit, gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit, u krye nga Policia Alpine e Forcave Kombëtare të Sigurisë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe dhe me Emergjencat Civile, si dhe një grup vullnetarësh.
Rreth orës 16:50, të datës 04.02.2024, është marrë njoftim se një grup prej 5 alpinistësh shqiptarë kishin mbetur të bllokuar gjatë eksplorimit, në vendin e quajtur “Maja e Çardakut”, Bogë, pasi njëri prej tyre kishte dëmtuar rëndë këmbën”, thuhet në njoftimin e policisë.

/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




