Ndërron jetë në moshën 76-vjeçare gazetari dhe diplomati i njohur, Fatmir Kumbaro

Aktualitet | 3 vite më parë

Ndërron jetë gazetari dhe diplomati i njohur, Fatmir Kumbaro.

Një prej themeluesve të Partisë Socialiste të Shqipërisë ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 76-vjeçare.

Fatmir Kumbaro lindi në Tiranë më 5 dhjetor të vitit 1948. Gjatë karrierës së tij të suksesshme, Kumbaro ka mbajtur poste të rëndësishme.

Kumbaro ka punuar si pedagog në Universitetin e Tiranës në fakultetin juridik, ishte gazetar në gazetën “Zëri i Popullit’, drejtor i përgjithshëm i Radiotelevizionit në vitin 1991, më pas ambasador i Shqipërisë në Maqedoni e Bullgari, anëtar i Komisionit Qendror të zgjedhjeve.

Dha kontribut të madh para dhe gjatë luftës në Kosovë, ku në përgjegjësinë e Ambasadorit në Maqedoninë e Veriut iu desh të koordinonte veprimet e shtetit shqiptar me faktorin ndërkombëtar, ashtu sikundër me të njëjtën përgjegjësi dhe angazhim u angazhuar pas zhvillimeve në Maqedoninë e Veriut në kohën e luftës së UÇK-së deri në nënshkrimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe më pas në implementimin e saj.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme