Rritet kujdesi ndaj blegtorisë në dimër

Zbritja e temperaturave nën 0°C, ka vështirësuar punën e blegtorëve sa i takon ruajtjes së bagëtive që mbarështojnë.
Përgjegjësi i sektorit të punës racore pranë qendrës së transferimit të Teknologjive Bujqësore në Korçë Lazart Suraj thotë se dy aspektet më të rëndësishme në të cilat duhet të tregohet kujdes, janë sigurimi i ambjenteve të ngrohta si dhe ushqimi i bollshëm.
Një kujdes i veçan po tregohet për qingjat e porsalindur. Prej moshës 15 ditore nis dhe ushqyerja e tyre veç qumështit që pijnë nga nënat.
Pasi të kenë kaluar moshën 2 mujore dhe të jenë shkëputur më pas nga nënat, si dhe të kenë arritur eshën trupore prej 15 kg, në muajin mars mund të nisë shpërndarja e tyre tek blegtorët të cilët interesohen për reproduktorë me vlera të larta racore.
( Gazetare Geralda Sali )
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




