Kërkoi zbutje të masës së sigurisë, GJKKO lë në burg biznesmenin Pëllumb Gjoka

Aktualitet | 3 vite më parë

Biznesmeni Pëllumb Gjoka do të vijojë të mbetet në paraburgim me vendim të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit. Gjoka kishte kërkuar zbutje të masës së sigurisë “arrest me burg”, por gjyqtarja Atalanta Zeqiraj rrëzoi pretendimet e avokatit mbrojtës duke mos pranuan ankimimin.

Prej korrikut të vitit të kaluar, Gjoka mbahet në paraburgim për disa akuza të rënda penale, në kuadër të operacionit “Metamorfoza”.

Gjoka, i njohur edhe si investitor strategjik, u arrestua pas zbardhjes së komunikimeve në aplikacionin e enkriptuar Sky ECC, ku në pranga përfunduan efektivë policie, prokurorë e ish prokurorë.

Muaj më parë edhe SPAK ka sekuestruar pasuritë e paluajtshme të biznesmenit Pëllumb Gjoka, të cilat arrijnë një sipërfaqe totale prej 390 mijë metër katror.

Sipas SPAK “nga hetimet e kryera ka dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se pasuritë janë në pronësi të personave dhe shoqërive të mësipërme janë fituar nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve të kryer nga shtetasi P. Gj., në bashkëpunim me persona të tjerë”.

Gazetar: Kreshnik Mersinllari

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme