Hetimet për vdekjen e 3-vjeçarit Brian Spahiu, prindërit kërkojnë përjashtimin e prokurores Alma Felaj

Prindërit e 3 vjeçarit Brian Spahiu kanë kërkuar përjashtimin e Alma Felaj si prokurorja që po heton dosjen e vdekjes së të miturit, pas kontrolleve dentare në klinikën e mjekut Roland Xhaxho.
Këtë të hënë ata kanë patur një takim me drejtuesin e Prokurorisë së Tiranës, ku i kanë paraqitur edhe dokumenta ku pretendojnë se prokurorja nuk ka vepruar, megjithëse klinika “Splendent” ka qenë e pa licencuar në momentin që i mituri është kontrolluar.
Ata kanë paraqitur në Prokurori rezultatet e një inspektimi të bërë nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor menjëherë pas ngjarjes, i cili ka rezultuar se subjekti në fjalë nuk ishte i pajisur me licencë për ushtrimin e aktivitetit në shërbime mjekësore dhe stomatologjike në kohën kur ka kryer ndërhyrjen.
Ky është dokumenti ku bazohet babai i të ndjerit, në të cilin shkruhet se ndaj klinikës është vendosur masë administrative për shkelje të ligjit përkatës.
Vajza e Roland Xhaxhos, Ina Xhaxho ka ankimuar këtë masë, por sërish është lënë në fuqi.
Gazetar: Kreshnik Mersinllari
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




