Investimet në shëndetësi – Buxheti 2024, do rindërtohen një numër strukturash spitalore

Aktualitet | 3 vite më parë

Me buxhetin e vitit aktual, qeveria shqiptare parashikon të realizojë një sërë investimesh të reja në funksion të përmirësimit të sistemit shëndetësor në vend.

Gjatë inspektimit të punimeve për rindërtimin e Spitalin e Krujës, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, u shpreh se ky investim përfshin jo vetëm transformimin e ambienteve për stafin shëndetësor dhe qytetarët, por edhe zgjerim të kapaciteteve.

Gjatë fjalës së saj, ministrja u ndal edhe të kantieret e reja të infrastrukturës spitalore që parashikohet të ndërtohen në të gjithë vendin.

Spitali i ri i Krujës do të ketë kushte bashkëkohore, si dhe pajisje mjekësore të teknologjisë së fundit me qëllim që t’u ofrojë një shërbim sa më cilësor afro 83 mijë qytetarëve të kësaj zone.

Spitali i ri do të ketë një kapacitet prej 124 shtretërish, ndërsa risi e këtij investimi është shtimi i shërbimit të kontingjencës  dhe rehabilitimit. 

Gazetar: Omer Saraçi

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme