Aksident i shumëfishtë në Rrugën e Kombit

Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur në rrugën e Kombit paraditen e sotme. Disa automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, ndërsa në aksident është përfshirë edhe një kamion.
Sipas raportimeve, një person ka mbetur i plagosur, një i ri nga Tropoja, i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës në Tiranë.
Për shkak të aksidentit është bllokuar njëri krah i rrugës.
Policia ndodhet në vendngjarje për të kryer veprimet hetimore dhe ndihmuar për të liruar trafikun.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




