Kulla Eiffel mbyllet në 100-vjetorin e vdekjes së projektuesit të saj

Kulla Eiffel, simboli i Parisit, u mbyll për vizitorët të mërkurën në 100-vjetorin e vdekjes së projektuesit të saj, Gustave Eiffel.
Kompania përgjegjëse për funksionimin e Kullës Eiffel – SETE, në një deklaratë në faqen e internetit, tha se vendimi u mor për shkak se një pjesë
e stafit të kullës hyri në grevë.
Deklarata vuri në dukje se rrethinat dhe kopshtet e kullës mund të vizitohen ende. Sipas raportimeve në mediat kombëtare, punonjësit e kullës
hynë në grevë si reagim ndaj politikave financiare të SETE.
Gustave Eiffel, i lindur më 15 dhjetor 1832 në Dizhon të Francës, ndërroi jetë më 27 dhjetor të vitit 1923 në Paris në moshën 91-vjeçare.
Ai luajti rol të rëndësishëm në ndërtimin e Kullës Eiffel, e cila u ndërtua për Panairin Botëror të vitit 1889.
Arkitekti francez projektoi gjithashtu kornizën e hekurt të Statujës së famshme të Lirisë në SHBA.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




