Situata e rënduar në disa akse rrugore për shkak të dëborës dhe shiut, reagon ministri Balla

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar në vend për shkak të motit të keq dhe reshjeve të dendura të dëborës dhe shiut.
Në një postim në Facebook, Balla shprehet se, ndërsa reshjet e dëborës dhe të shiut vijojnë, Policia e Shtetit, Autoriteti Rrugor dhe njësitë e qeverisjes vendore janë në krye të detyrës, nga Boga, Vermoshi, Qafë Murriza, në rrugën e Arbrit, deri në Qafë Muzinë në aksin rrugor Gjirokastër-Sarandë etj.
“Qarkulloni me kujdes dhe ulni shpejtësinë, jo vetëm në akset ku ka reshje dëbore por edhe në akset e tjera rrugore, pasi lagështira në rrugë është burim për përfshirje në ngjarje rrugore”, shkruan Balla.
Ministri apelon që drejtuesit e mjeteve të ndjekin udhëzimet e Policisë dhe të autoriteteve të tjera.
“Për çdo nevojë, telefononi në numrin pa pagesë 112 dhe do të keni menjëherë ndihmën e shërbimeve të Policisë së Shtetit”, përfundon Balla.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




