Grabitje me pistoletë lodër te sheshi “Skënderbej, adoleshentët u marrin paratë 2 personave

Aktualitet | 3 vite më parë

Dy qytetarë ranë pre e një grabitje nga dy adoleshentë mbrëmjen e kaluar në qendër të Tiranës, të cilët me një armë lodër u morrin paratë përmes kërcënimit.

Policia e Tiranës arriti që të arrestonte njërin prej adoleshentëve ndërsa shpalli në kërkim bashkëpunëtorin e tij, po adoleshent.

Sipas policisë, ngjarja u shënua rreth orës 03:20, kur dy të rinjtë  u morën paratë dhe sendet personale që ata kishin e më pas u larguan.

Fill pas njoftimit të Policisë, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” u kap njëri prej autorëve të dyshuar,  ndërsa vijon puna për kapjen e një 17-vjeçari tjetër.

Policia tha se, dy të miturit janë autorë të dyshuar edhe të vjedhjes së një shume parash, në një farmaci në rrugën “Asim Zeneli”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma e parave, e dyshuar e vjedhur, pistoleta imituese, dhe biçikleta të cilën autorët kanë përdorur për tu larguar nga vendi i ngjarjes.

Sheshi “Skënderbej” prej ditësh është kthyer në vendin më të frekuentuar këto ditë, me krijimin e atmosferës së festave të fundvitit.

Gazetare: Flutura Tota

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme