Nesturi: Në përgjimet e “Sky ECC” edhe emra nga media e drejtues portalesh

Analisti Plator Nesturi, në emisionin ‘3D’ në RTSH, bëri të ditur se do të ketë më shumë surpriza në ditët në vijim, nga ajo çfarë është zbërthyer deri tani nga “Sky ECC”, ku, sipas tij, përflitet edhe për personazhe të botës së politikës, por edhe të medias, madje edhe drejtues portalesh.
“Çështja e hetimit, për sa ka dalë deri tani në media, duket se është diçka që përfshin një rreth pak të ngushtë. Shihet qartë se këta personazhe janë ndërthurur dhe me botën perëndimore të krimit. Një prokurori i duhet një kohë pak e gjatë, pasi mjaft mesazhe janë dhe në gjuhë të huaja. Në po merremi me këtë aspekt, pasi për personat që janë në polici, por që rezultojnë të përfshirë në krim, ka më shumë interes. Nuk mund të presim shpejt rezultate. Do të kemi besoj edhe supriza të tjera. Rezultojnë nga sa flitet dhe persona të tjerë të përfshirë, si nga politika ashtu edhe nga media. Flitet dhe për drejtues portalesh.”, tha Nesturi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




