E përndiqte prej ditësh dhe e godet në kokë të renë, në kërkim 37-vjeçari në Vlorë

Një 37-vjeçar është shpallur në kërkim në Vlorë, pasi akuzohet se ka kanosur dhe goditur një 39-vjeçare.
Sipas policisë “37-vjeçari I.SH., përndiqte prej disa ditësh 39-vjeçaren E.K.(D), ku dyshohet se për motive të dobëta e ka goditur më pas në kokë me një send të fortë.”
Ngjarja ka ndodhur më 21 prill në lagjen “Isa Boletini” në Vlorë.
Policia vijon kërkimet për kapjen e 37-vjeçarit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




