Pashkët ortodokse kthejnë emigrantët shqiptarë në vendlindje

Aktualitet | 4 vite më parë

Festimet e pashkëve ortodokse kanë shtuar fluksin e emigrantëve shqiptar drejt vendlindjes së tyre. 

Ky fluks është i dukshëm veçanërisht në dy pikat kryesore të kalimit kufitar mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Gjatë 24 orëve të fundit në Pikën e Kalimit Kufitar të Kakavijës në Gjirokastër, kanë hyrë 7242 persona dhe kanë dalë 4103 persona. 

Situata  në këtë pikë aktualisht paraqitet e qetë. Qytetarët thonë se nuk kanë hasur problematika gjatë qarkullimit apo radhë në sportelet e kalimit.

Pala shqiptare në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës punon me tre sportele në hyrje dhe  tre në dalje.

Edhe në pikën kufitare të Kapshticës ka fluks emigrantësh që kthehen në Shqipëri.

Përgjatë 24 orëve të fundit në Kapshticë kanë hyrë 5612 shtetas, kryesisht shqiptarë.

Dogana shqiptare po punon me 5 deri në 6 sportele për të përballuar fluksin. 

/ rtsh /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme