10 ditët e fundit të agjerimit, hoxhë Ahmed Kalaja: Afrim i të rinjve tek besimi në Zot

Ramazani është një nga muajt më të rëndësishëm për të gjithë besimtarët myslimanë.
Ai është muaji i agjërimit, që do të thotë shmangia e ushqimit dhe lëngjeve, marrëdhënieve seksuale, fjalëve dhe sjelljeve të këqija dhe gjërave të tjera të ndaluara në Islam.
Agjërimi është një nga pesë shtyllat e Islamit dhe zgjat nga agimi deri në perëndimin e diellit.
Tashmë kanë mbetur 10 ditët e fundit të Ramazanit dhe klerikët thonë se sa e shëndosh njeriun ky devocion.
Hoxhë Ahmet Kalaja thotë se dobitë e agjerimit janë të shumta dhe kanë një ndikim ripërtëritës në gjendjen shpirtërore tek njeriu.
Një risi e këtij Ramazani është edhe afrimi i shumë të rinjve në Islam. Edhe pse nuk janë praktikant dhe nuk frekuentojnë objektet e kultit për hoxhë Kalanë kjo është një shpresë për të ardhmen sepse të tilla ngjarje japin një mundësi shumë të madhe për të krijuar raporte të mira mes individit dhe shoqërisë.
10 ditëshi i fundit i muajit të Ramazanit përkon edhe me Natën e Kadrit, nata kur filloi shpallja e Kuranit dhe ky proces nisi në muajin e Ramazanit.
Besimtarët muslimanë do të falin të premtën e 21 prillit bajramin ndërsa përgjatë gjithë këtyre ditëve ata kanë ndihmuar të varfrit dhe kanë qëndruar më pranë njëri-tjetrit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



