Merr flakë në lëvizje autobusi i linjës së “Institutit”, s’ka pasagjerë të lënduar

Një autobus i linjës së “Institutit” ka marrë flakë në lëvizje e sipër.
Sipas raportimeve të fundit të policisë, autobusi është djegur pjesërisht këtë pasdite ndërsa nuk ka asnjë të lënduar nga të pasagjerët.
Policia bën të ditur se zjarri është shkaktuar aksidentalisht në pjesën e motorit në rrugën “Dritan Hoxha” ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
“Më datë 10.04.2023, rreth orës 16:50, në rrugën “Dritan Hoxha”, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur pjesërisht në pjesën e motorrit, autobusi i linjës së Institutit, me drejtues shtetasin S. A.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse. Personat që ndodheshin në autobus kanë dalë nga autobusi dhe nuk ka asnjë të dëmtuar”, thuhet në njoftimin e policisë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



