Politika e re e Renditjes Kombëtare të Gjimnazeve, Kushi: Do përcaktojë pikat e dobëta dhe të forta të shkollave të mesme

Aktualitet | 4 vite më parë

Ministria e Arsimit dhe Sportit së bashku me Agjencisë e Sigurimit të Cilësisë së Arsimin Parauniversitar (ASCAP) ka përfunduar procesin e hartimit të një paketë treguesish dhe procedurash për të realizuar një politikë të re për renditjen kombëtare të gjimnazeve.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi së bashku me përfaqësues të Këshillit Kombëtar të Arsimit Parauniversitar, të Parlamentit të Nxënësve, ekspertë e bashkëpunëtorë të tjerë, u mblodhën për të prezantuar, diskutuar dhe dëgjuar sugjerimet rreth kësaj politike të re, e cila synon rritjen e mëtejshme të cilësisë në arsim dhe garantimin e një të ardhmeje më të mirë për nxënësit e gjimnazeve.

“Renditja e gjimnazeve është shumë rëndësishme dhe u intereson vetë gjimnazet, për të bërë një krahasim me veten e tyre, cilat janë pikat e dobëta, pikat e forta, ku duhet të përmirësojnë më tej punën e tyre. U intereson padyshim vetë nxënësve, prindërve e familjeve. Por mbi të gjitha na intereson dhe ne, politikëbërësve, në mënyrë që bazuar në këto konkluzione, të hartojmë politika të reja apo të përmirësojmë politikat tona ekzistuese,” tha Kushi.

Renditja kombëtare e gjimnazeve erdhi si një prej sugjerimeve të grupit të punës që u ngrit vitin e kaluar për të analizuar thellësisht Maturën Shtetërore. Kjo renditje është menduar që të bëhet një herë në 3 vite, megjithatë periodiciteti do të vendoset përfundimisht pas vlerësimit të opinioneve dhe sugjerimeve që pritet të paraqesin palët bashkëpunëtore.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme