Shkozë/ 43-vjeçari vret me armë zjarri kunatën dhe më pas vret veten

Aktualitet | 4 vite më parë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm (8 prill) në Tiranë. Një 43-vjeçar ka vrarë me armë zjarri kunatën e tij dhe më pas ka vrarë edhe veten.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit në shtëpinë e familjes Sinani. Autori jetonte në një shtëpi bashkë me vëllain, kunatën dhe dy mbesat , nipin dhe prindërit.

Në dinamikën e ndërtuar nga grupi hetimor, 43-vjeçari Roland Sinani ka hyrë në dhomën ku flinte kunata duke shtënë mbi të me pistoletën që posedonte. Më pas ai ka dalë nga banesa dhe para saj ka qëlluar 2 herë në ajër e më pas ka qëlluar e veten ku ka gjetur vdekjen.

Fatmirësisht të shtënat nuk kanë prekur mbesën 2 vjeçe, e cila po flinte në të njëjtin krevat me viktimën, ndërsa vëllai i tij nuk ndodhej në shtëpi në momentin e  ngjarjes pasi mësohet se ai është taksist dhe ndodhej në punë.  

Në banesë kanë qenë dy prindërit, të cilët kanë qenë në gjumë sipas informacioneve paraprake, teksa janë shoqëruar për t’u marrë në pyetje për të ditur rreth marrëdhënieve mes vëllezërve apo edhe autorit me viktimën. 

Nga të dhënat e para mësohet se Roland Sinani, ishte i pamartuar dhe merrte mjekim pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Policia  ka sekuestruar armën e zjarrit me të cilën 43-vjeçari vrau kunatën e tij dhe më pas veten.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme