Rama: Universitetet shqiptare synojnë të integrojnë programet me universitetet italiane dhe evropiane

Aktualitet | 4 vite më parë

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar të martën përpjekjet për të integruar programet e universiteteve shqiptare me ato evropiane. 
Deklaratën e tij zoti Rama e bëri ndërsa mbërriti në Peskara. Ai është ftuar të marrë pjesë në nisjen e vitit akademik me ftesë të universitetit të njohur, Gabriele d’Annunzio të Chieti-t, ku do të nderohet me “Urdhrin e Minervës”.

Kryeministri shqiptar vlerësoi bashkëpunimin e Shqipërisë me Italinë, i cili sipas tij, është intensifikuar kohët e fundit.

“Është një bashkëpunim që është intensifikuar kohët e fundit, sepse ne po përpiqemi që të mund të integrojmë universitetet tona sa më shumë në Shqipëri, programet tona me universitetet dhe programet evropiane dhe italiane kryesisht, sepse Italia është e veçantë për ne dhe vjen natyrshëm”, tha zoti Rama.

Kryeministri tha se Italia është ajo që imagjinon për të ardhmen e Shqipërisë.

“Për mua Italia është gjithmonë një rikthim në të ardhmen, sepse Italia është ajo që unë imagjinoj për të ardhmen e Shqipërisë, jo ajo e Gjermanisë apo ajo e Francës, edhe pse janë shumë të bukura, të mëdha, por unë preferoj gjenialitetin dhe shkujdesjen italiane. Gjithashtu, sepse ne nuk mund të bëjmë si gjermanët edhe nëse duam”, shtoi Kryeministri Edi Rama. 

 

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme