Transportonte 13 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 33-vjeçari dhe vëllai i tij

Dy vëllezër nga Tirana janë arrestuar pasi akuzohen se po transportonin 13 emigrantë për të kaluar kufirin ilegalisht. Emigrantët ishin futur të gjithë në makinën “Volkswagen” që drejtohej nga 33-vjeçari ndërsa vëllai i tij, 45 vjeçar i shoqëronte me një automjet tjetër tip “BMW”për të sinjalizuar praninë e Policisë në rrugë.
Pas informacionit të siguruara nga inteligjenca informative, policia ndërmori operacionin dhe në aksin Korçë-Pogradec, në Qafë Plloçë bëri të mundur lokalizimin dhe ndalimin e të dy automjeteve.
“Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me drejtues 33-vjeçarin, u gjetën 13 emigrantë nga vendet e treta, të cilët ky shtetas do t’i transportonte drejt BE-së, kundrejt fitimit” thuhet në njoftimin e sotëm të policisë së qytetit të Korçës. Pas kryerjes së testit të alkoolit, rezultoi se 33-vjeçari e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.
Operacioni u kodua “Midnight 6”. Të arrestuarit në flagrancë janë E. P., 33 vjeç dhe A. P., 45 vjeç (vëllezër), të dy banues në Laprakë, Tiranë.

Emigrantët e kapur në në Qafë-Plloçë
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




