“Prona e shqiptarëve është e pasigurtë”, Lame i përgjigjet Metës: Të bëra thirrje të regjistroje Presidencën dhe nuk e bëre

Kreu i Kadastrës, Artan Lame i është përgjigjur kreut të PL-së, Ilir Meta, i cili tha se prona e shqiptarëve është e pasigurtë. Deklaratën Meta e bëri gjatë fjalës së tij në protestën e 11 shkurtit, ndërsa Lame iu përgjigj me shifra, teksa bëri me dije se janë në total 250 mijë familje që marrë certifikatën e pronësisë për vitin 2022.
Po ashtu, Lame i ka bërë një thirrje aparatit të Presidencës që të nisin procedurat për regjistrimin e ambienteve të këtij institucioni, teksa theksoi se kjo thirrje u bë edhe në kohën kur Meta ishte president, e megjithatë asnjë veprim nuk u bë në këtë drejtim.
“Meta tha para pak ditësh në një nga këto mitingjet që prona e shqiptarëve është e pasigurt, kur vetë Presidenca është e paregjistruar. 250 mijë familje në vit që marrin certifikatën i jep përgjigje kësaj, por po unë, kur ai ishte president, i kam bërë thirrje ejani të regjistroi Presidencën dhe oborrin e saj. Nuk u përgjigjën në atë kohë. I kam bërë sërish thirrje presidencës para një muaji për ta regjistruar, jo vetëm për ta shpëtuar nga kafshimet e mëtejshme, po se kur një institucion që është në majën e piramidës së shtetit shqiptar jep shembullin në këtë proces do shërbente si busull për shumë familje e institucionet për të bërë regjistrimin e tyre”, tha Lame.
Teksa bëri një analizë të punës së bërë përgjatë vitit 2022, Lame u shpreh se se janë dhënë 1.26 milion shërbime për qytetarët, janë dhënë 20 mijë legalizime si dhe janë ndarë 250 certifikata pronësie.
“124 mijë qytetarë që se kanë marrë fare shërbimin në 2017. 98 mijë në 2018, vjet jemi në 1957 qytetarë që se kanë marrë shërbimin. Janë dhënë 250 mijë certifikata gjatë vitit 2022. 20 mijë legalizime janë dhënë për vitin 2022”, tha Lame.
Po ashtu Lame theksoi se procesi i legalizimeve eshte drejt perfundimit, teksa theksoi se drejt fundit është edhe procesi i skanimit dhe digjitalizimit të arkivave.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




