OKB: Izraeli të ndalojë avancimin drejt territorit sirian

Që nga rënia e regjimit të Asadit dhe marrja e Damaskut nga rebelët xhihadistë, ne vazhdojmë të shohim lëvizjet dhe bombardimet izraelite në territorin sirian. E gjithë kjo duhet të ndalet. Është jashtëzakonisht e rëndësishme, deklaroi dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Geir Pedersen, shkruan adnkronos.it.
Pedersen duke i bërë thirrje Izraelit “të ndërpresë lëvizjet ushtarake dhe bombardimet brenda Sirisë, pak ditë pas rënies së presidentit”.
Që nga njoftimi i rënies së regjimit të Bashar al Asadit, në agimin e mëngjesit të së dielës, “aeroplanët luftarakë izraelitë kanë kryer rreth 310 sulme në Siri”, njoftoi Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut.
Ndërkohë IDF ka mohuar raportet se trupat izraelite po përparojnë drejt Damaskut, duke deklaruar se ato po operojnë vetëm brenda zonës tampon në kufirin midis Izraelit dhe Sirisë, në lartësitë e Golanit.
“Raportet që qarkullojnë në disa media se trupat e IDF po përparojnë ose po i afrohen Damaskut janë krejtësisht të pasakta,” shkroi në X, koloneli Avichay Adraee, zëdhënësi i IDF në gjuhën arabe.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




