Ministri i Mbrojtjes izraelit: S’ka armëpushim në Liban derisa të përmbushen objektivat e luftës

Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz ka deklaruar se nuk do të ketë armëpushim në Liban, derisa të përmbushen objektivat e luftës. Sipas Katz, veprimet sulmuese të Izraelit “duhet të vazhdojnë të dobësojnë aftësitë e Hezbollahut dhe të arrijnë frytet e fitores”.
“Ne do të vazhdojmë të godasim Hezbollahun me forcë të plotë derisa të arrihen objektivat e luftës. Izraeli nuk do të pajtohet me asnjë marrëveshje që nuk garanton të drejtën e tij për të zbatuar dhe parandaluar terrorizmin në mënyrë të pavarur, duke siguruar që qëllimet e luftës në Liban të përmbushen, duke përfshirë çarmatosjen e Hezbollahut, shtyrjen e tyre përtej lumit Litani dhe lejimin e banorëve të veriut të kthehen në shtëpitë e tyre të sigurt”, është shprehur Katz.
Ndërkaq, dje zëvendëspresidenti i Iranit ka deklaruar se bota po pret që qeveria amerikane e ardhshme e Donald Trump të ndalojë luftërat e Izraelit me Hamasin dhe Hezbollahun, ndërsa dënon vrasjet e liderëve të terrorizmit të fajësuara ndaj Izraelit si “terrorizëm i organizuar”.
“Qeveria amerikane është mbështetësi kryesor i veprimeve të regjimit sionist (Izraelit). Bota pret premtimin e qeverisë së re të këtij vendi për të ndaluar menjëherë luftën kundër popullit të pafajshëm të Gazës dhe Libanit” thotë zëvendëspresidenti i parë i Iranit, Mohammad Reza Aref, në një samit të përbashkët të Ligës Arabe dhe Organizatës së Bashkëpunimit Islamik në Riad.
Që kur sulmet e Hamasit të 7 tetorit 2023 shkaktuan luftën e vazhdueshme në Gaza, Izraeli ka vrarë disa liderë të lartë të terrorizmit, përfshirë shefin e Hamasit, Yahya Sinëar dhe Hassan Nasrallah, udhëheqësin afatgjatë të Hezbollahut.
Izraeli gjithashtu besohet gjerësisht se ka kryer vrasjen e ish-liderit të Hamasit Ismail Haniyeh në kryeqytetin iranian Teheran.
“Vrasja e synuar” (operacionet)… nuk janë gjë tjetër veçse paligjshmëri dhe terrorizëm i organizuar dhe e kthejnë aparatin e sigurisë në një mjet për të vrarë liderët dhe qytetarët e vendeve”, thotë Aref.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




