Ngecin bisedimet mes SHBA-ve dhe Arabisë Saudite, shkaku lufta e vazhdueshme në Gazë

Zyrtarët e lartë amerikanë dhe sauditë zhvilluan bisedime javën e kaluar në Uashington për një marrëveshje të mundshme sigurie që nuk përfshin normalizimin e marrëdhënieve të Riadit me Izraelin.
Normalizimi është anuluar gjatë luftës së vazhdueshme në Gazë dhe refuzimit të Izraelit për të pranuar krijimin e një shteti të ardhshëm palestinez, raportojnë mediat izraelite.
Por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Arabia Saudite janë ende duke kërkuar nënshkrimin e një marrëveshjeje më të vogël sigurie, e cila është më pak se pakti i mbrojtjes i kërkuar fillimisht nga Riadi.
Javën e kaluar, ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite tha se Riadi potencialisht mund të lëvizë mjaft shpejt në disa marrëveshje dypalëshe me Uashingtonin edhe nëse një mega-marrëveshje që përfshin normalizimin me Izraelin mbetet e paarritshme.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




