25-vjeçari planifikoi sulmin ndaj institucioneve izraelite, prokuroria gjermane e vendos nën akuzë

Prokurorët gjermanë kanë deklaruar se kanë vendosur nën akuzë një 25-vjeçar për planifikimin e një sulmi vdekjeprurës ndaj një institucioni hebre.
I dyshuari gjerman, i cili u arrestua në maj dyshohet se ishte gati të vdiste dhe planifikoi të publikonte një video që fajësonte mbështetjen e kancelarit Olaf Scholz për Izraelin për sulmin.
Dy të bashkëakuzuar, djem të moshës 18 dhe 25 vjeç, janë akuzuar për ndihmë dhe nxitje të komplotit të vrasjes që synonte një institucion hebre në Frankfurt ose Heidelberg.
Prokurorët thonë se i dyshuari kryesor fluturoi në Turqi në prill me qëllim që të kalonte në Siri për t’u bashkuar me luftëtarët islamikë, por më pas e braktisi planin dhe u kthye në Gjermani.
I riu nga zona e Heilbronn-it në Gjermaninë jugperëndimore dyshohet se shkëmbeu diskutoi me 18-vjeçarin, një shtetas i dyfishtë gjermano-turk, për atë që ishte menduar të ishte një sulm vdekjeprurës.
“Motivi ishte urrejtja ndaj njerëzve të besimit hebre”, thonë prokurorët në Shtutgart.
Kur policia u vendos në ndjekje për ta arrestuar të dyshuarin kryesor, ai dyshohet se i sulmoi ata me thika dhe u qëllua në krah dhe këmbë. Mbi të rëndon akuza për tentativë për vrasje.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




