Vriten 77 persona në Gazë, shumë të tjerë zhduken pas sulmit izraelit

Lindja e Mesme | 2 vite më parë

Ministria e Shëndetësisë në Gazë ka bërë të ditur se 77 persona janë vrarë ose janë zhdukur pas një sulmi ajror në veri të Gazës.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, spitali Kamal Adëan nuk ka pasur mjekë për të trajtuar të plagosurit, që ditët e fundit është vënë nën zjarrin Izraelit ditët e fundit.

Drejtori i spitalit Kamal Adëan, Dr. Hussam Abu Safiya, tha për CNN se “ne kemi nevojë për një korridor të sigurt që ekipet mjekësore të arrijnë sa më shpejt që të jetë e mundur. Kemi fëmijë në repartin e kujdesit intensiv që kanë nevojë për amputim.”

Zyra e mediave qeveritare e Hamasit në Gazë pretendoi se shumë nga viktimat në Beit Lahiya ishin gra dhe fëmijë.

Ndërkaq, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit nuk ka komentuar mbi objektivin e sulmit. Ushtria izraelite filloi një fushatë të përtërirë tokësore dhe ajrore në veri të Gazës në fillim të muajit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme