Trump kritikon politikën e Shtëpisë së Bardhë ndaj Izraelit

Lindja e Mesme | 2 vite më parë

Ish-presidenti Donald Trump ka kritikuar politikën e Shtëpisë së Bardhë që po ndjek ndaj Izraelit ndërsa ka përgëzuar kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu për mbajtjen e Izraelit të sigurt, gjatë bisedës së tyre në telefon.

“Ai ka pasur shumë pak bashkëpunim nga Shtëpia e Bardhë, siç e dini. Ata nuk donin që ai të bënte asgjë dhe nuk do të ishin në pozicionin që janë tani nëse do të dëgjonin Shtëpinë e Bardhë, e cila mendoj se do të ishte një kombinim i Kamala dhe Joe. Ata nuk janë të lumtur as për këtë”, tha Trump.

Marrëdhëniet e Shtëpisë së Bardhë me Netanjahun janë bërë gjithnjë e më të ngrira pasi kriza humanitare në Gaza është përkeqësuar dhe Netanjahu ka bërë hapa të njëanshëm në rajon pa u konsultuar me administratën.

Trump u tha gazetarëve në Filadelfia se ai foli gjithashtu me Netanjahun për dronët e nisur drejt shtëpisë së kryeministrit izraelit.

Në përgjigje të një pyetjeje nga CNN në lidhje me thirrjen, Trump tha: “Kam pasur një telefonatë pozitive me të. Ai më thirri dje në mëngjes, ne folëm. E përgëzova që bëri një punë shumë të madhe për ta mbajtur Izraelin të sigurt. Ai po bën shumë mirë. Më telefonon me raste. Mendoj se ai dëshiron të njohë pikëpamjet e mia”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme