Irani mesazh SHBA-ve: Do të hakmerremi ndaj çdo sulmi të ri izraelit

Irani u është drejtuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe disa vende në Lindjen e Mesme duke iu bërë të ditur se do të hakmerret kundër çdo sulmi të ri nga Izraeli.
Gjithashtu, qeveria e Iranit është angazhuar në përpjekje urgjente diplomatike me vendet në Lindjen e Mesme për të vlerësuar nëse ato mund të zvogëlojnë shkallën e përgjigjes së Izraelit ndaj sulmit të fundit raketor në fillim të këtij muaji.
Nga ana tjetër, SHBA është konsultuar me Izraelin mbi një përgjigje të mundshme të Tel Avivit ndaj sulmit të Iranit të 1 tetorit dhe zyrtarët amerikanë e kanë bërë të qartë se nuk duan që Izraeli të sulmojë vendet bërthamore iraniane ose fushat e naftës.
Aleatët e Gjirit të SHBA-së, duke përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreinin dhe Katarin, i kanë shprehur gjithashtu shqetësimin SHBA-së për një sulm të mundshëm ndaj objekteve të naftës iraniane, të cilat mund të krijojnë ndikime negative ekonomike dhe mjedisore për të gjithë rajonin.
“Kabineti i sigurisë i Izraelit nuk ka marrë ende një vendim se si do të veprojë” tha një zyrtar izraelit për CNN.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




