Presidenti i Kinës premton 50 miliardë $ mbështeteje financiare për Afrikën

Ekonomi | 2 vite më parë

Presidenti i Kinës, Xi Jinping premtoi të enjten më shumë se 50 miliardë dollarë financim për kontinentin afrikan, ndërsa njoftoi ngritjen e pikave të bashkëpunimit me të gjitha vendet anëtare në “nivel strategjik”.

Qeveria kineze “do të sigurojë 360 miliardë juanë (50.7 miliardë dollarë) mbështetje financiare për vendet afrikane gjatë tre viteve të ardhshme”, tha Xi në Samitin e 9-të të Forumit për Bashkëpunimin Kinë-Afrikë në Pekin.

Xi deklaroi se marrëdhëniet e Kinës me kombet afrikane ishin “tani në nivelet më të mira në histori”.

Duke iu referuar premtimeve për financim të ri, udhëheqësi kinez tha se më shumë se gjysma e 50 miliardë dollarëve do të jenë kredi, ndërsa gati 11 miliardë dollarë do të jepen në lloje të ndryshme grantesh.

Ai gjithashtu përfshin 10 miliardë dollarë investime përmes firmave kineze, tha  Xi, i cili gjithashtu udhëheq Partinë Komuniste të Kinës.

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme