Zëvendësshefi i CIA-s: Fati i marrëveshjes së armëpushimit në Gazë në duart e liderit të Hamasit

Botë | 2 vite më parë

Zëvendësdrejtori i CIA-s, David Cohen ka deklaruar se fati i një marrëveshjeje të mundshme armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit është në duart e udhëheqësit të grupit terrorist palestinez.

Duke folur në samitin e inteligjencës dhe sigurisë kombëtare në Uashington, zyrtari amerikan nuk i referohet me emër udhëheqësit të Hamasit, Yahya Sinëar, ndërsa ka shtuar se izraelitët po tregojnë seriozitet në negociata. 

Ndërmjetësuesit nga SHBA, Egjipti dhe Katari kanë punuar për të arritur një marrëveshje mes palëve dhe për të parandaluar një luftë më të gjerë rajonale.

Për këto përpjekje, Cohen thotë se “mund të ketë episode ku njerëzit do të tërhiqeshin nga bisedimet por nuk mendoj se palët mund të mbajnë nën kontroll përpjekjet të atilla që çojnë në përshkallëzimin e gjendjes në rajonin e Lindjes së Mesme”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme