Borxhi publik në vendet e BE – Greqia kryeson, Bullgaria me nivelin më të ulët

Vendet anëtare që mbajnë sasinë më të madhe të borxhit publik në Bashkimin Evropian në tremujorin e parë të këtij viti sipas Eurostat janë Greqia, Italia, Franca, Spanja dhe Belgjika që tejkalon 105 për qind të bruto prodhimit vendor.
Të dhënat tregojnë se Greqia ka nivelin më të lartë borxh publik, 159.8 për qind, në raport me bruto prodhimin vendor të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.
Italia renditet e dyta me 137.7 për qind, pasuar nga Franca me 110.8 për qind dhe Spanja 108.9 për qind.
Në vendin e pestë renditet Belgjika me 108.2 për qind, pasuar nga Portugalia 100.4, Austria 79.7, Finlanda 77.5, Qipro 76.1, Hungaria 76, Sllovenia 70.7 për qind.
Në të njëjtën periudhë në Gjermani, shuma absolute e borxhit publik u rrit 63.4 për qind.
Shteti ballkanik Kroacia ka një borxh publik prej 63.3 për qind, duke u renditur nën mesataren europiane, ndërsa vendet me borxhin publik më të vogël sipas të dhënave të Eurostat janë Danimarka 34 për qind, Suedia 30, Luksemburgu 27.2, Estonia 23.6 dhe Bullgaria 22.6 për qind të prodhimit të brendshëm bruto.
Gazetar: Artur Mata
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



