Zbulohet emri i viktimës që mbeti i vrarë në atentatin ndaj Donald Trump, e motra: Hero, mbrojti vajzat e tij

Pas atentatit ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump që tronditi Shtetet e Bashkuara të Amerikës është zbuluar edhe emri i viktimës që mbeti i vrarë në ngjarjen e rëndë në takimin elektoral në Pensilvani.
Personi që mbeti i vrarë nga të shtënat në tubimin e Trumpit është identifikuar si 50-vjeçari Corey Comperatore.
Motra e viktimës ka shkruar në Facebook duke thënë se “tubimi i PA Trump i mori jetën vëllait tim, Corey Comperatore. Urrejtja për një njeri i mori jetën atij që e donim më shumë”.
Ajo shkroi se Comperatore “ishte një hero që mbrojti vajzat e tij”.
Guvernatori i Pensilvanisë Josh Shapiro e dentifikoi Comperatoren në një konferencë për shtyp, duke theksuar se viktima ishte një hero që mbrojti familjen e tij nga atentatori.
Ai tha se dy personat e tjerë që mbetën të plagosur nga atentati janë ende në gjendje kritike.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



