Telefonatë mes sekretarit amerikan të Mbrojtjes dhe homologut të tij rus

Europë | 2 vite më parë

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin zhvilloi një bisedë telefonikie me ministrin rus të mbrojtjes Andrey Belousov.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se telefonata ishte “inicuar nga pala ruse”.

“Ata prekën çështjen e parandalimit të kërcënimeve të sigurisë dhe zvogëlimit të rrezikut të përshkallëzimit të mundshëm”, vazhdoi ajo.

Në Uashington, zëvendëssekretarja e Shtypit e Pentagonit, Sabrina Singh tha se “sekretari theksoi rëndësinë e mbajtjes së linjave të komunikimit në mes të luftës së vazhdueshme të Rusisë kundër Ukrainës”.

Në fillim të kësaj jave, Gjermania dhe SHBA njoftuan një marrëveshje për stacionimin e raketave amerikane me rreze të gjatë veprimi në territorin e Gjermanisë duke filluar nga viti 2026, hera e parë që armë të tilla vendosen në Gjermani që nga fundi i Luftës së Ftohtë.

Armët amerikane do të përfshijnë raketa balistike ”Tomahawk” me një rreze veprimi deri në 2 500 kilometra të afta për të goditur thellë në Rusi, si dhe raketa të mbrojtjes ajrore ”SM-6” dhe armë hipersonike të zhvilluara rishtazi.

Zyrtarët rusë kanë reaguar ashpër ndaj njoftimit, duke akuzuar Gjermaninë dhe Shtetet e Bashkuara për nxitje të tensioneve dhe shtyrje drejt një gare armësh.

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme