Iu bë atentat, kthehet në detyrë kryeministri sllovak, Robert Fico

Robert Fico kryeministri i Sllovakisë ka njoftuar së është rikthyer në punë. Në një postim të shoqëruar me një fotografi nga zyra e tij iu drejtua mediave ku nuk kurseu as ironinë ndaj opozitës në lidhje me mbijetesën e tij.
Ai u qëllua me 15 maj me armë zjarri nga një qytetar i armatosur. Fico iu nënshtrua 2 operacioneve të gjata të cilat i kaloi me sukses.
Personi i armatosur, i identifikuar nga mediat sllovake si Juraj Cintula, 71 vjeç, është në paraburgim në pritje të gjykimit.
Kryeministri Fico njihet për prirjet e tij nacionaliste dhe për kritikat e shpeshta nga BE-ja. Ai i shmangu gazetarët dhe mori pjesë në mbledhjen e kabinetit. Fico ka dalë nga spitali më 31 maj, ndërsa paraqitjen e parë publike e ka bërë në një ceremoni pranë Bratislavës.
Fico ka refuzuar të ndihmojë Ukrainën në luftën e saj me Rusinë, nga ana tjetër ai mbështet bisedimet e paqes ndërmjet tyre.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



