Atentati ndaj kryeministrit Fico, Sllovakia riklasifikon ngjarjen si sulm terrorist

Autoritetet sllovake kanë riklasifikuar atentatin ndaj kryeministrit Robert Fico dhe po e hetojnë atë si një sulm terrorist, jo si tentativë për vrasje, tha Prokuroria e Përgjithshme e Sllovakisë.
Fico është duke u rikuperuar nga dëmtimet e rënda që pësoi kur një person i armatosur e qëlloi me armë pas një takimi të qeverisë në qytetin Handlova në Sllovakinë qendrore më 15 maj.
Autori i dyshuar, i identifikuar nga mediat vendase si poeti 71-vjeçar Juraj Cintula, u akuzua për tentativë vrasjeje me paramendim dhe u la në paraburgim.
“Atentati është riklasifikuar” – i tha agjencisë franceze të lajmeve një zëdhënëse e zyrës së prokurorit të përgjithshëm. “Ne e njoftuam të dyshuarin se ngjarja është klasifikuar si sulmit terrorist” – shtoi ajo pa dhënë detaje të mëtejshme.
59-vjeçari Robert Fico kryeson një koalicion qeverisës trepartiak me partinë e tij populiste Smer.
Pas atentatit, ai iu nënshtrua dy ndërhyrjeve kirurgjikale në një spital të vendit ndërsa u u lejua të vazhdonte trajtimin mjekësor në shtëpinë e tij në kryeqytetin Bratislavë më 31 maj.
Gazetare: Vjollca Zharri
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



