Begaj uron Pavarësinë e SHBA: Aleatë të përkushtuar ndaj vlerave demokratike

Politikë | 2 vite më parë

Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka uruar 248-vjetorin e Pavarësisë së SHBA.

Në një postim në rrjetet sociale, Begaj shkruan se, si aleatë strategjik është krenar për historinë që lidh Shqipërinë me SHBA-në, ndërsa shton se si jemi të përkushtuar për të nxitur një të ardhme strategjike që të forcojnë vlerat e demokracisë.

“Gëzuar #4korrikun! Shqipëria dhe SHBA ndajnë një miqësi dhe partneritet të forcuar nga një përkushtim i përbashkët ndaj vlerave demokratike. Së bashku, si aleatë strategjikë, ne jemi të përkushtuar për të nxitur një të ardhme që mbështet dhe lavdëron këto parime,” shkruan presidenti Bajram Begaj në rrjetet social “X”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme