OKB: Izraeli dhe Hamasi, përgjegjës për “krimet e luftës” dhe vdekjet e civilëve

Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut ka deklaruar se vdekjet e civilëve në Gazë gjatë operacionit izraelit për të siguruar lirimin e katër pengjeve gjatë fundjavës, dhe mbajtja e tyre nga grupet terroriste në zona me popullsi të dendur, mund të jenë të konsiderohen si krime lufte.
“Qindra palestinezë, shumë prej tyre civilë, thuhet se u vranë dhe u plagosën. Për më tepër, duke mbajtur pengje në zona të tilla me popullsi të dendur, grupet e armatosura që e bëjnë këtë po i vënë jetën e civilëve palestinezë, si dhe të vetë pengjeve, në rrezik të shtuar nga armiqësitë. Të gjitha këto veprime, nga të dyja palët, mund të përbëjnë krime lufte”, u shpreh Jeremy Laurence, zëdhënës i zyrës së OKB-së për të Drejtat e Njeriut.
Hamasi pretendoi se të paktën 210 njerëz u vranë gjatë operacionit, ndërsa IDF tha se dinte për rreth 100 viktima palestineze, por nuk mund të thoshte se sa ishin civilë dhe sa ishin operativë terroristë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



