Sondazhet gjermane tregojnë për rritje të ekstremit të djathtë në zgjedhjet evropiane

Botë | 2 vite më parë

Sondazhet vunë në dukje rezultate shumë të dobëta për partitë qeverisëse të Gjermanisë dhe fitore për Alternativën për Gjermaninë e ekstremit të djathtë në votimin e së dielës për Parlamentin Evropian, ndërsa opozita kryesore konservatore, mbetet forca politike më e fortë e vendit në legjislativ.

Sondazhet për televizionin publik ARD dhe ZDF treguan mbështetje për socialdemokratët e qendrës së majtë të kancelarit, Olaf Scholz me 14%, nën 15.8% që ata arritën në 2019 dhe shumë më poshtë se shfaqja e tyre në zgjedhjet e fundit kombëtare të Gjermanisë në 2021.

Alternativa për Gjermaninë, ose AfD, del se ka fituar deri në 16.5% të votave. Kjo është më e mirë se shfaqja e saj prej 11% në 2019, por ende pak më pak se vlerësimet e saj në sondazh disa muaj më parë. Partia ka parë një sërë pengesash këtë vit, duke përfshirë skandalet rreth dy kandidatëve të saj kryesorë për Parlamentin Evropian.

Sondazhet treguan se ambientalistët e të Gjelbërve, partia e dytë më e madhe në koalicionin e Scholz-it, ra nga 20.5%, shumë e suksesshme pesë vjet më pare, në rreth 12%. Mbështetja për Demokratët e Lirë pro biznesit, partia e tretë në qeveri arrin në 5%.

Exit poll-et i dhanë një epërsi të qartë bllokut të qendrës së djathtë të Unionit, tani forca kryesore e opozitës, duke e vendosur mbështetjen për të në rreth 30%. Kjo është në përputhje me rezultatin e saj të vitit 2019 dhe më mirë se shfaqja e saj në zgjedhjet e fundit kombëtare. AP

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme