Dita e fundit e zgjedhjeve evropiane, sot votohet në 21 vende të BE-së

Qytetarët e 21 vendeve të BE-së do të hedhin sot (9 qershor) votën e tyre për zgjedhjen e Parlamentit Evropian.
Qindra miliona qytetarë të BE-së votojnë për të zgjedhur 720 anëtarë të Parlamentit Evropian, në votimin më të madh ndërkombëtar në botë.
Votimi tashmë është mbyllur në 6 vende të BE-së, Çeki, Irlandë, Letoni, Maltë, Holandë dhe Sllovaki dhe sot kutitë e votimit hapen për herë të parë sot në 21 vende të BE-së. Votimi vazhdon në Itali dhe Estoni për të dytën ditë radhazi. Zgjedhjet filluan të enjten (6 qershor) në Holandë, por pjesa më e madhe e votave të BE-së do të hidhet të dielën, me Francën, Gjermaninë, Poloninë dhe Spanjën.
Sondazhet parashikojnë fitime historike për partitë radikale të krahut të djathtë, ndërsa forcat pro-evropiane shënojnë një ulje. Një rezultat i tillë mund të ndryshojë ekuilibrin e fuqisë në institucionet e BE dhe t’u japë forcave të krahut të djathtë më shumë ndikim se kurrë në politikat e BE-së, duke filluar nga klima, migrimi dhe tregtia.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



