Shkrepi fotografinë më ikonike të Tokës nga hapësira, humb jetën astronauti i NASA-s

Astronauti i Apollo 8, Bill Anders, i cili shkrepi një nga fotografitë më të famshme të realizuara në hapësirën e jashtme, ka vdekur në moshën 90-vjeçare.
Zyrtarët thonë se një aeroplan i vogël me të cilin po fluturonte u rrëzua në ujë në veri të Seattle, Uashington.
Anders – i cili ishte një pilot i modulit hënor në misionin Apollo 8, bëri fotografinë ikonike Earthrise, një nga imazhet më të paharrueshme dhe frymëzuese të Tokës nga hapësira.

E bërë në prag të Krishtlindjeve gjatë misionit të vitit 1968, fluturimi i parë hapësinor me ekuipazh që u largua nga Toka dhe arriti në Hënë, fotografia tregon planetin duke u ngritur mbi horizont nga sipërfaqja shterpë hënore.
Anders më vonë e përshkroi atë si kontributin e tij më të rëndësishëm në programin hapësinor. Imazhi vlerësohet gjerësisht për motivimin e lëvizjes globale mjedisore dhe çoni në krijimin e Ditës së Tokës, një ngjarje vjetore për të promovuar aktivizmin dhe ndërgjegjësimin për kujdesin për planetin./ BBC
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




