Zaimi: Izraeli po kryen krime lufte dhe akte gjenocidale

Botë | 2 vite më parë

Gazetarja Gerta Zaimi, në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH akuzoi Izraelin se po kryen krime lufte dhe akte gjenocidale në Rafah.

Sipas saj, ka shumë pikëpyetje për veprimet që po kryen Izraeli aktualisht.

“Duke gjykuar për ato që ndodhën me datën 7 tetor, dihej që Izraeli do të reagonte. Por e ka ekzagjeruar reagimin e tij, duke kryer krime kundër njerëzit, krime lufte dhe akte gjenocidale. Për Izraelin është e rëndë një vendim nga Gjykata Ndërkombëtare. Hamasi ka krijuar dëme të jashtëzakonshme për Izraelin por dhe për vetë popullsinë palestineze. Por duhet theksuar se qeveria e Netanjahut ka rol në fuqizimin e Hamasit. E lejoi forcimin e tij me qëllimin për të krijuar përçarje mes palestinezëve. Nëpërmjet përçarjes Izraeli mendoi se do të kontrollonte situatën. Por aktualisht Izraeli po bën gjenocid. Janë ende në funksion tunelet, 65% e tyre janë ende funksionalë. Izraeli nuk do të jetë i sigurt pa një shtet palestinez. Po bën masakër. Përgjigja e Izraelit është e egzagjeruar. Të dy palët duan luftë si Netanjahu si Hamasi.”, tha Zaimi.

 /rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme