Kremlini reagon për fjalorin ofendues të Bajden

Kremlini ka akuzuar presidentin amerikan Xho Bajden se po përpiqet të duket si një kauboj Holllivudi pasiv quajti homologun e tij rus Vladimir Putin “ bastard të çmendur”. Komentet për putin Bajden i bëri gjatë një aktiviteti për mbledhjen e fondeve për fushatën në Kaliforni, ku paralajmëroi për kërcënimin e një konflikti bërthamor.-Kemi një bastard të çmendur si ai tipi putin dhe gjithmonë na duhet të shqetësohemi për një konflikt bërthamor, u shpreh Bajden.
Kjo nuk është hera e parë që presidenti amerikan përdor këtë fjalë fyese. Në 2022-in ofendoi në të njëjtën mënyrë edhe një gazetar të Fox Njuz. Për homologun e tij rus është shprehur në të shkuarën edhe se është kasap dhe kriminel lufte.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitir Peskov ndërkohë tha të enjten se një fjalor I tillë vetëm sa zhvlerësonte atë që e përdorte si dhe vetë Amerikën dhe nuk prekte aspak figurën e presidentit putin. “Ky koment i Bajden ndoshta është një përpjekje e tij për t’u dukur si kauboj Hollivudi. Por sinqerisht nuk besoj se ia arrin këtij qëllimi, theksoi Peskov, I cili gjithashtu vuri në dukje se Putin asnjëherë nuk ka përdorur një fjalor të tillë ndaj Biden.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




