Izrael- Makina përplaset me turmën në Tel Aviv, të paktën 14 të plagosur

Botë | 3 vite më parë

Të paktën 14 persona janë plagosur rëndë pasi një makinë u përplas me turmën pranë Tel Avivit në Izrael. Sipas mediave lokale, drejtuesi i mjetit ka kryer sulm me thikë duke lënë disa të lënduar. 

Sipas policisë izraelite, ngjarja e rëndë po hetohet ndërsa i bëjnë thirrje publikut të ndjekin udhëzimet  e policisë.

“Pas një incidenti të rëndë të shpalosur në Raanana, forcat e policisë janë në vendngjarje dhe rrethanat po hetohen. I bëhet thirrje publikut të qëndrojë vigjilent dhe të ndjekë udhëzimet e policisë”,  shkroi Policia e Izraelit në një postim në X.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme