Al Jazeera akuzon Izraelin se ka “shënjestruar” dy prej gazetarëve të saj të vrarë në Gaza

Tre gazetarë janë vrarë gjatë një sulmi izraelit në Khan Yunis, qyteti jugor në Gaza. Mustafa Abu Thraya reporter i AFP-së dhe Hamza Dahdouh, djali i gazetarit palestinez Wael Al-Dahdouh i cili është në krye të zyrës mediatike të Al Jazeera në Rripin e Gazës. Ky i fundit në tetor 2023 humbi gruan dhe dy fëmijët gjatë bombardimeve izraelite në kampin e Al Nuseirat. Wael Al-Dahdouh po raportonte nga spitali mbi kur mësoi se shpërthimi kishte vrarë dhe pjesëtarët e familjes së tij.
Supas raportimeve tw Times of Israel , thuhet se në një sulm ajror izraelit sot në Gazën jugore, humbi jetën edhe Ali Salem Abu Ajwa, nipi i Sheikh Ahmed Yassin, i cili themeloi Hamasin në Gaza në vitin 1987 dhe ishte udhëheqësi shpirtëror i tij deri sa ishte Vritet nga Izraeli në 2004. Abu Ajwa, sipas disa burimeve, ka punuar si gazetar në Gaza, shkruan portalin izraelit
Ministria e Shëndetësisë në Gaza, e cila drejtohet nga Hamas, ka përditësuar numrin e palestinezëve të vrarë që nga fillimi i luftës më 7 tetor.
Në një deklaratë zyrtare autoriteti palestinez bën me dije se për shkak të sulmeve të pamëshirshme të Izraelit numri i palestinezëve të vrarë ka shkuar në 22,835.
Po ashtu, Hamas bën me dije se numri i palestinezëve të plagosur ka shkuar në 58.416.
Më shumë se 10 fëmijë në ditë, mesatarisht, kanë humbur njërën ose të dyja këmbët në Gaza që nga fillimi i luftës mes Izraelit dhe Hamasit më 7 tetor.
Vijojnë përpjekjet për hapjen e një raundi të ri diplomacie për Lindjen e Mesme.
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka mbërritur në Jordani pas takimit me Presidentin turk Erdogan ku mori garancitë se Turqia se roli i saj pas luftës në Gaza do të jetë pozitiv.
Të paktën 16 personave kanë vdekur gjatë natës nga bombardimet izraelite në Rripin e Gazës, ndërsa 15 të tjerë raportohet se u plagosën. Kështu bën më dije agjencia palestineze e lajmeve Wafa.
Një sulm tjetër izraelit vrau gjashtë persona në Jenin, Bregu Perëndimor. Kjo është bërë e ditur nga Ministria palestineze e Shëndetësisë, e cila është e vendosur në Bregun Perëndimor.
“Një bombardim izraelit i një grupi qytetarësh ka vrarë gjashtë persona.” Të paktën 327 palestinezë janë vrarë në Bregun Perëndimor që nga shpërthimi i konfliktit, sipas një raporti të Autoritetit Palestinez.
Qyteti i Jeninit dhe kampi i tij i refugjatëve kanë qenë skena e bastisjeve të përsëritura. Dhe një arabo-izraelit u vra nga të shtënat në Ramallah.
Rreziku i përshkallëzimit mbetet shumë i lartë në Liban. Hezbollahu mori përgjegjësinë për lëshimin e rreth gjashtëdhjetë raketave në veri të Izraelit si një “përgjigje fillestare” ndaj vrasjes së liderit Arouri. Përgjigja izraelite ishte e menjëhershme.
Ministria e Shëndetësisë në Gazën e drejtuar nga Hamasi tha se dy gazetarë u vranë në një sulm izraelit në territorin palestinez. Janë Moustafa Thuraya, një reporter për agjencinë e lajmeve AFP, dhe një gazetar tjetër Hamza Wael Dahdouh, djali i Wael Al-Dahdouh, gazetari palestinez që drejtoi zyrën e Al Jazeera në Gaza dhe që humbi gruan e tij në tetor dhe dy të tjerë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




