Lufta/ Borrell: Tmerri dhe shkatërrimi në Gaza, të pajustifikueshme

Botë | 3 vite më parë

Situata në Gaza po përkeqësohet. Kështu deklaroi Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme, Josep Borrell, teksa shtoi, duke cituar të dhënat e OKB-së, se nuk ka më strehimore të mundshme.

“Në G7 ne kishim kërkuar që aktivitetet ushtarake të Izraelit në Gazën jugore të mos ndiqnin të njëjtin model si në Gazën veriore, por niveli i shkatërrimit në Gaza mbetet është më i keq se ai që ndodhi në Dresden, në Këln. Një tmerr i tillë nuk mund të justifikohet me sulmin e 7 tetorit“, u shpreh Borrell.

Lufta në Lindjen e Mesme kaarritur në ditën e 67-të, ndërsa Hamasi publikon numrin e ri të viktimave, 18.500 civilë. Izraeli ka vazhduar bombardimin e Gazës, me fokusin kryesor në Khan Younis në jug. Ka pasur edhe luftime në Rafah pranë kufirit me Egjiptin./ BBC

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme