Poloni, Donald Tusk rizgjidhet kryeministër pas gati një dekade

Parlamenti polak mbështeti Donald Tusk për postin e kryeministrit, pasi udhëheqësi aktual Mateusz Morawiecki humbi postin nga votëbesimi në parlament.
Sejmi, parlamenti polak zgjodhi me 266 vota për t’i dhënë mbështetjen Tusk, në krahasim me 190 vota që ishin për qeverinë e Moraëieckit.
Tusk pritet të prezantoi këtë të martë kabinetin qeverisës dhe të marrë detyrën gjatë javës.
Ai ka qenë më parë kryeministër i Polonisë midis 2007 dhe 2014, dhe më vonë president i Këshillit Evropian. Pritshmëritë sipas mediave pokale janë të mëdha, pasi Tusk ka premtuar një sërë masash që synojnë të zhbëjnë efektet e tetë viteve të sundimit të PiS, “Ligj dhe Drejtësi”.
Qeveria e re është zotuar të rivendosë pavarësinë e gjyqësorit, për të cilën thotë se është minuar sistematikisht gjatë administratave të mëparshme. Ai gjithashtu është zotuar të zhbllokojë 36 miliardë euro të fondeve të BE-së të destinuara për Poloninë, të cilat Brukseli ka refuzuar t’i japë për shqetësimet lidhur me sundimin e ligjit.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




