Vatikani ndez pemën e Krishtlindjes, në sheshin e Shën Pjetrit u zbulua skena e Lindjes së Krishtit

Botë | 3 vite më parë

Krishtlindja nisi zyrtarisht në Vatikan me ceremoninë tradicionale të ndezjes së pemës dhe zbulimin e skenës monumentale të Lindjes së Krishtit. Qindra njerëz u mblodhën në sheshin e Shën Pjetrit për të shënuar edhe nisjen zyrtare të sezonit  festiv.

Në ceremoni ishin të pranishëm edhe delegacione nga zona e Piemontes, e cila dhuroi pemën e Krishtlindjes së këtij viti. “Ndihemi të emocionuar, sepse kjo pemë me shkëlqimin e saj simbolizon paqen dhe qetësinë e ri zbuluar në zemrat e njerëzimit, i cili sot ka vërtet nevojë për paqe”, tha kleriku Kristiano Bodo, pas zbulimit të skenës së lindjes së Krishtit dhe ndriçimit të pemës së Krishtlindjes në Sheshin e Shën Pjetrit.

Pema është zbukuruar me rreth 7 mijë lule të thara mali, të cilat për shkak të ngjyrës së bardhë krijojnë efektin sikur është e mbuluar me flokë bore. Bredhi i kuq, 28 metra i lartë pas festave do të përdoret për të bërë lodra për fëmijët, që do të dërgohen në Karitas.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme