Roli vendimtar i Kryqit të Kuq në luftën mes Izraelit dhe Hamasit

Botë | 3 vite më parë

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK) ka luajtur një rol vendimtar në luftën midis Izraelit dhe Hamasit, duke vepruar si një ndërmjetës neutral në koordinimin e transferimit të fundit të pengjeve në Izrael, si dhe kthimin e palestinezëve nga Izraeli.

Të qenit në vijën e zjarrit është diçka që KNKK-ja është përballur për 160 vitet e fundit – duke qenë e pranishme në pothuajse çdo konflikt dhe krizë globale, duke iu përgjigjur gjithashtu fatkeqësive natyrore si tërmeti i fundit në Afganistan, i cili e përshkoi vendin duke vrarë mijëra njerëz.

“Emergjencat janë të paparashikueshme, kështu që aftësia jonë e vendosjes së shpejtë është jashtëzakonisht e rëndësishme. Ne gjithashtu u përgjigjemi katastrofave në zonat e konfliktit, sepse efektet e një fatkeqësie komplikohen nëse një vend është tashmë në luftë, “tha organizata në një deklaratë në faqen e saj zyrtare të internetit, transmeton CNN. 

Por organizatës i është dashur gjithashtu të mbrohet kundër kritikave javën e kaluar se nuk po bën mjaftueshëm për të ndihmuar pengjet e mbetura në Gaza.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme