Ambasada izraelite në SHBA thotë se 100 civilë dhe ushtarë janë rrëmbyer

Sipas ambasadën izraelite në Shtetet e Bashkuara mbi 100 civilë dhe ushtarë izraelitë janë rrëmbyer.
Deri më tani nuk ka ndonjë shifër zyrtare, por ambasada izraelite në SHBA njoftoi se numri i tyre është mbi 100 civilë dhe ushtarë të rrëmbyer.
Në një postim në platformën X, Ambasada izraelite në SHBA thuhet se, mbi 300 hebrenj janë vrarë, derisa i atyre të plagosur shkon në 1.800.
Kryeministri izraelit Benjamin Neytanayahu është takuar me krerët më të lartë të sigurisë në këtë vend, nga ku është zotuar se sulmuesit do të ndëshkohen.
Ky sulm po konsiderohet si më i madhi ndaj izraelitëve në anën tjetër liderë nga e mbarë bota kanë dënuar këto sulme.
E gjithë Bota ka dënuar ashpër sulmin kundër Izraelit. SHBA, vendet evropiane dhe shumë kryeqytete në mbarë botën dënuan fuqishëm sulmet e Hamasit kundër Izraelit. Rusia dhe Kina, nga ana e tyre, u bënë thirrje të dyja palëve për përmbajtje dhe armëpushim.
Luftime të ashpra janë duke u zhvilluar mes izraelitëve dhe palestinezëve, që po konsiderohet si sulmi më i madh palestinez ndaj izraelitëve.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




