Sulmi me raketa nga Gaza, Presidenti i Izraelit: Po përballemi me një moment shumë të vështirë

Presidenti izraelit, Isaac Herzog, thënë se Izraeli po përballet me një moment shumë të vështirë, pasi vendi u godit me breshëri raketash nga Rripi i Gazës.
“Shteti i Izraelit po përballet me një moment shumë të vështirë. Dëshiroj t’u ofroj forcë komandantëve dhe ushtarëve të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit dhe të gjitha forcave të sigurisë dhe shërbimeve të shpëtimit. Unë dërgoj inkurajimin dhe forcën time për të gjithë banorët e Izraelit që janë nën sulm”, shkroi ai në X, njohur më parë si Tuiter (Twitter).
Ai u bëri thirrje të gjithëve që të ndjekin udhëzimet nga Komanda e Frontit të Brendshëm dhe të tregojnë përgjegjësi dhe vendosmëri reciproke.
“Ne mund t’i mposhtim të gjithë ata që na dëshirojnë të keqen,” tha ai.
Hamasi pretendon se ka lëshuar 5000 raketa kundër Izraelit në atë që e ka quajtur ‘Stuhia Al-Aksa’. Një numër i militantëve nga Gaza kanë hyrë gjithashtu në territorin izraelit, thanë Forcat Mbrojtëse të Izraelit, duke paralajmëruar izraelitët që jetojnë pranë Gazës të qëndrojnë në shtëpitë e tyre. Një grua ka vdekur dhe të paktën tre të tjerë janë plagosur./ CNN
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




