Rusia kërkon t’i bashkohet këshillit të OKB-së për të drejtat e njeriut

Botë | 3 vite më parë

Rusia po kërkon t’i bashkohet Këshillit të Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut në një zgjedhje që do të shihet si një test kyç i pozitës së saj ndërkombëtare.

Ajo u përjashtua nga organi kryesor i OKB-së për të drejtat e njeriut prillin e kaluar, pasi forcat e saj pushtuan Ukrainën.

Por tani diplomatët rusë po kërkojnë ta bëjnë vendin e tyre të rizgjedhur në këshill për një mandat të ri tre-vjeçar.

BBC ka publikuar një kopje të letrës së pozicionit që Rusia po i qarkullon anëtarëve të OKB-së duke kërkuar mbështetjen e tyre. Votimi do të bëhet muajin e ardhshëm.

Në dokument, Rusia premton të gjejë “zgjidhje adekuate për çështjet e të drejtave të njeriut” dhe kërkon të ndalojë që këshilli të bëhet një “instrument që i shërben vullneteve politike të një grupi vendesh”, që kuptohet si referencë për Perëndimin.

Diplomatët thanë se Rusia shpresonte të rifitonte njëfarë kredibiliteti ndërkombëtar pasi u akuzua për shkelje të të drejtave të njeriut në Ukrainë dhe brenda kufijve të saj. Provat e fundit të këtyre abuzimeve iu paraqitën këshillit të të drejtave të njeriut të hënën në një raport nga Komisioni i tij Hetimor për Ukrainën.

Këshilli i OKB-së për të drejtat e njeriut është i vendosur në Gjenevë dhe ka 47 anëtarë, secili i zgjedhur për një mandat tre vjeçar.

Në zgjedhjet e ardhshme, që do të mbahen më 10 tetor, Rusia do të konkurrojë me vendin tonë dhe Bullgarinë për dy vendet në këshill të rezervuara për vendet e Europës Qendrore dhe Lindore./ BBC

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme